Kërkoni

Monday, February 15, 2010

Është shfaqur pas 100 viteve në ishujt e Australisë, shkencëtarët në përpjekje për të mbrojtur njerëzimin


Është shfaqur pas 100 viteve në ishujt e Australisë, shkencëtarët në përpjekje për të mbrojtur njerëzimin

Së shpejti ka për t'u shfaqur edhe në pjesë të Francës, Italisë, Shqipërisë dhe Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara. Ky është lajmi shqetësues që vjen nga Australia. Një mushkonjë e madhe po shpërndan sëmundje me një potencial fatal në pjesën qendrore të Australisë, thonë të shqetësuar ekspertët.

Mushkonja tigër aziatike, e cila mbart kaq shumë sëmundje, siç janë dhe ethet tropikale, ethet e kuqe dhe encefalite japoneze, janë gjetur në të paktën 10 ishuj të pabanuar të Torres Strait, që gjenden midis Australisë dhe Guineas së Re. Ishulli më i afërt është Coconuti, rreth 50 km larg nga ishulli kryesor.

Kjo mushkonjë ka mundësi që t'i mbijetojë korridorit të klimës që krijojnë këto vende dhe ajo ka mundësi eventuale që të përhapet në jug të kryeqytetit të Australisë, nëse zhvillimi i saj nuk ka për t'u mbajtur nën kontroll.

Drejtuesi i Bashkimit të Epidemiologëve të Shëndetit Publik tropikal, Brian Montgomery, thotë se insekti i ngarkuar me sëmundje vdekjeprurëse pickon qeniet në mënyrë agresive dhe është shumë agresive.

"Nëse e mbajmë 'në tokën tonë'është një vdekje e sigurt", thotë mr.Montgomery.

"Nëse do të bëhet diçka, duhet të bëhet përpara stinës së lagësht që po vjen", thotë ai.

Karantinat australiane dhe shërbimi i inspektorëve po punojnë me shumë kujdes që të shfarosin këtë mushkonjë dhe ta mbajnë larg njerëzve. Ata janë duke kontrolluar në të gjitha kontenierët e anijeve që kalojnë nëpërmjet portit për shenja të mushkonjës.

"Ajo është tepër aktive dhe, kjo është një prej arsyeve për të cilat karantinat australiane dhe shërbimi i inspektorëve e ka shumë të vështirë për ta shfarosur, nëse mbërrin në kontinent", thotë eksperti i mushkonjave, prof.Brian Kay, i Institutit të Kërkimeve Medicinale në Queensland të Australisë.

Është shumë e mundshme që kjo mushkonjë të ngarkohet, duke qëndruar në gomat e barkave dhe kanoeve dhe të transportohet në vende të tjera, duke shkuar fillimisht drejt ishujve.

"Është një specie shumë e ndërlikuar", thotë epidemiologu James Ëalker.

Qeveria e Queenslandit, gjithashtu është duke ndërmarrë veprime, përvojë si dhe po përpiqet të zhdukë sëmundjen nga Azia. "Vendlindja" e kësaj mushkonje janë kontenierët e anijeve, veçanërisht ngarkesat e ardhura nga Azia. Së shpejti, ajo mund të gjendet në pjesë të Francës, Italisë, Shqipërisë dhe Kalifornisë së Shteteve të Bashkuara.

Shkencëtarët, mjekët infeksionistë, epidemiologët, janë duke u përpjekur dhe po përgatisin raporte mbi këtë mushkonjë, në mënyrë që të gjejnë mënyrat për të zhdukur këtë mushkonjë vrasëse. Në Britani po përpiqen të krijojnë "hartën e mushkonjës tigër".

Mushkonja që është shfaqur vitin e fundit në Torres Strait Island për herë të parë është shfaqur 100 vjet më parë.

Encoefalistët japonezë po kërkojnë efektet që sjell në sistemin qendror nervor, të cilat janë dhe shkak për krijimin e komplikacioneve dhe vdekjes së njeriut. Dy janë përpjekjet e shkencëtarëve, zbulimi i vaksinës për njeriun dhe i mënyrave për ta shfarosur atë.

No comments:

Post a Comment